Zaev: Nuk jemi larg marrëveshjes me Bullgarinë

Republika e Maqedonisë së Veriut bën gjithçka që është e domosdoshme që të arrihet marrëveshje për çështjet e hapura që ekzistojnë me Sofjen, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke cekur se Bullgaria është mik i madh i vendit dhe se beson se do të mbetet në atë linje.

“Siç thash, ne nuk jemi shumë larg marrëveshjes. Vetëm duhet të kemi vullnet të mirë, të shohim pozitivisht dhe ta projektojmë ardhmërinë para nesh. Besoj se do të ndodh, ja deri në Këshillin e dytë të ministrave të BE-së, më 8, 9 ose 10, kurdoqoftë, edhe një takim mes meje dhe kryeministrit (Bojko) Borisov, e besoj se edhe grupet tona të punës të cilat kontaktojnë intensivisht, do të krijojnë edhe atmosferë për këtë, flas për të dy palët. Normalisht, po zhvillohen ide, po shqyrtohet çdo lloj i varienteve në frymën e dinjitetit të dy popujve miqësore të gjendet zgjidhje evropiane me vlerat e instaluara evropiane në të. Unë besoj se kjo është e mundur”, tha Zaev në margjinat e Forumit energjetik të Maqedonisë së Veriut 2020.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth asaj se për çka diskutohet me Bullgarinë, Zaev tha se nuk bisedohet për lëshime, por për zgjidhje për të dy palët.

“Nuk flasim për lëshime. Po bisedohet për zgjidhje për të dy palët. Ekzistojnë mënyra se si kjo të bëhet. Gjithsesi, edhe një herë potencoj, më vjen mirë që Bullgaria e njeh gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas si realitet, e besoj përmes atyre formulacioneve do të gjendej edhe zgjidhje , për shkak se ekzistojnë zgjidhje, natyrisht duke pasur kujdes mes vete si palë në marrëveshjen – ne për palën bullgare, ndërsa pala bullgare të ketë kujdes për neve. Këtë e bëjnë miqtë dhe besoj se do të tregojmë edhe një herë se jemi miq të mëdhenj”, tha kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu