Maqedonia e Veriut shënon 35 viktima dhe 387 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 35 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), si dhe 387 raste pozitive ndaj virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur në 1.546, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara me këtë virus në 55.127. Aktualisht numri aktiv i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 20.687.

Autoritetet shëndetësore të vendit gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.176 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 313.519. Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 32.894, përfshirë 528 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu