Van Basten: Messin s’ka më nevojë ta markosh, po luan si pastiçier

Lionel Messi dhe Barcelona e tij po kalojnë ditë të vështira në këtë fillimsezoni. Katalanasit po humbin shumë terren në renditje e La Ligas, ndërkohë që vetë Messi nuk po tregon rendimentin dhe formën e dekadës së kaluar.

Argjentinasi shumicën e golave të shënuar i ka me penallti, ndërkohë që ka ardhur edhe koha e kritikave ndaj tij. Në fakt jo vetëm drejt kapitenit, por edhe ndaj Griezmann, i cili ende nuk ka arritur të ambientohet dhe të tregojë cilësitë e tij.

Kritikat vijnë nga dikush, që flet rrallë, por troç, Marco Van Basten. Ish-ylli i Ajax dhe Milan ka folur së fundmi në lidhje me situatën e Barçës dhe ka komentuar edhe lojën e dyshes sulmuese të Barcelonës. Sipas tij, të dy po luajnë si pastiçierë. “Nuk më pëlqejnë paraqitjet e Messit këtë sezon. Nuk ka më nevojë ta markosh sepse ai po luan keq. Messi dhe Griezmann po luajnë si kuzhinierë ëmbëlsirash”, u shpreh Van Basten. /abcnews.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu