Austria thirrje BE-së: Turqisë t’i hiqet statusi kandidat

Lucas Mandel, eurodeputeti i kancelarit Sebastian Kurtz bëri vërejtjet sot me rastin e debatit në Sesionin Plenar të Parlamentit Evropian mbi tensionet në rritje në Mesdheun Lindor. Ai i bëri thirrje Turqisë të heqë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të pezullojë të gjithë ndihmën e para-pranimit, duke përsëritur thirrjen për “sanksione të ashpra dhe drastike kundër Ankarasë, të cilat tani po bëhen gjithnjë e më të mundshme”.

“Udhëheqja e shtetit turk vazhdon rrjedhën e konfrontimit. Shteti turk vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për të destabilizuar më tej rajonin e Mesdheut Lindor. Sfida më e fundit ishte në vendbanimin bregdetar qipriot të Varosia, i cili u paraqit si një piknik”, tregon eurodeputeti austriak, përgjegjës për politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të partisë së tij në Parlamentin Evropian.

“Ajo që është me të vërtetë absolutisht e qartë sipas ligjit ndërkombëtar është se i gjithë ishulli i Qipros është territori i shtetit anëtar të BE, Qipro dhe se vetëm Erdogan nuk e njeh”, tha ai. “BE është pa mëdyshje dhe unanimisht në anën e vendeve të saj anëtare, Qipro dhe Greqi“, tha Lucas Mandle.

“Erdogan po mundohet të largojë vëmendjen nga dështimi i tij katastrofik financiar, por dëmi i bërë nga regjimi turk është i madh dhe turqit nuk do të mashtrohen nga këto manovra të dukshme në planin afatgjatë”, paralajmëron ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu