Fetahu: Politika nuk ka ndërhyrë për zgjedhjen time në krye të BFI-së

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, në “Programin 200” gjatë pyetjes së gazetarit nëse ka pasur politika ndikim në zgjedhjen e tij në krye të BFI-së? Ai e hodhi poshtë në mënyrë kategorike që politika të jetë përzierë gjatë procesit së zgjedhjes së tij në krye të BFI-së. Ai tha se zgjedhja e tij në krye të BFI-së erdhi si rezultat i nevojës për ndryshime rrënjësore në BFI.

Me përgjegjësinë më të madhe ju them se kjo ka qenë një opsion autonom, që lindi nga konsultimi ynë në mes veti, se ambient i formuar ka nevojë që të ndryshojë drejt asaj që është më e mirë. Nuk ka pasur asnjë ndikim në këtë opsion. Nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në opsionin, që quhet opsioni i ndryshimeve të reja në BFI. Fakti që vërtet ka qenë autonom nga vet konsultimi i faktorëve brenda Bashkësisë Islame, është se me ardhjen time si ushtrues detyrë e vizituan me mijëra njerëz nga etni të ndryshme në vendin tonë dhe më kanë uruar punë të mbarë- tha Fetahu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu