Kreu i Bashkësisë fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu u shpreh në Programi 200 se BFI-në e kishte gjetur në gjendje të mjerueshme financiare dhe se arka e këtij institucioni posedonte mjete për paga vetëm për një muaj. Sipas tij ky institucion erdhi në këtë gjendje financiare për disa shkaqe, ndër to edhe humbja e besimit të qytetarëve ndaj BFI-së si institucion fetar.
Unë mendoj se ka pasur shumë shkaqe që kanë sjellë deri tek një krizë e tillë. Kam bindjen se edhe kriza ekonomike e ka bërë të veten, largimi i besimtarëve nga vendi për në vendet e Bashkimit Evropian, pastaj edhe abuzimet e ndryshme, shkrimet e ndryshme, shpifjet që ndodhnin nëpër portale të ndryshme. Dhe kam bindjen se BFI-ja në ato momente nuk ishte e aftë që tu përgjigjet të gjitha atyre sfidave të kohës dhe kam bindjen se i gjithë ky ambient që u formua bëri që vërtetë kriza ekonomike në BFI të thellohet, të thellohet kriza morale dhe shpirtërore. Dhe në këtë mënyrë BFI-ja të filloj të zbehet tek besimtarët që janë burimi kryesor i mirëmbajtjes së BFI-së, organeve të saja dhe institucioneve fetaro-arsimore”, tha Fetahu.