“Mandati im nuk do të jetë një mandat i tretë i Obamës”. Kështu u shpreh Joe Biden, në intervistën e parë televizive si president i zgjedhur i SHBA-së.
Ai siguroi që administrata e tij jo vetëm që do të përfaqësojë një moment ndryshimi rrënjësor në krahasim me 4 vitet e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, por gjithashtu do të jetë një pikë kthese krahasuar me 8 vitet që kaloi si nënkryetar përkrah mikut të tij Barack Obama.
Sot, Shtetet e Bashkuara po përballen me një botë krejtësisht të ndryshme”, shpjegoi ai, duke iu referuar mbi të gjitha krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
“Amerika është kthyer dhe është e gatshme për të udhëhequr botën, jo të tërhiqet prej saj”, tha ai kur prezantoi ekipin e tij të ardhshëm.
Duke theksuar se “Amerika e Para nënkuptonte një Amerikë të lënë vetëm”, Biden hapet për kundërshtarët politikë dhe për vetë Donald Trump.