Aktualisht në Maqedoni të hospitalizuar janë 812 pacientë

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin është raportuar se mjekohen gjithsej 812 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 68 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19, në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 55 pacientë, në repartin infektiv në Tetovë ka 47 pacientë, në Veles mjekohen 64 pacientë, ndërsa në Kumanovë 118 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë. Në qendrën kovid në Ohër janë hospitalizuar 110 pacientë, në Prilep 112 pacientë, Në Gostivar 55, ndërsa në Strugë 21 të sëmurë.

Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 79 pacientë, në Koçani 20, në Kërçovë 15, në Kavadar 40, ndërsa në Gjevgjeli shtatë pozitiv në koronavirus. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1297 dhe ka deri në 150 shtretër spitalor të lirë në qendrat kovid. Gjatë ditës, bëhen edhe lëshime për pacientët e shëruar, me ç’rast lirohen edhe shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Përkundër fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapaciteti i reparteve kovid do të zgjerohet më tej”, qëndron në kumtesë. (koha.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu