Për Martin Angelovskin nga LOE, propozimi – për të shpallur të dielën një ditë jo pune është plotësisht e palogjikshme dhe e papranueshme për sektorin e gastronomisë. Siç thotë ai, në pjesëmarrjen e sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, e diela është dita kur njerëzit vizitojnë më shumë restorantet.
“Ne duhet ta marrim atë shumë më seriozisht dhe të kuptojmë pasojat afatgjata të këtij ligji. Restorantet e mëdha maksimumin e qarkullimit të tyre e bëjnë kryesisht gjatë fundjavave. Nëse kjo ditë iu shkurtohet, më besoni, ata mund të bëjnë 30% të të ardhurave të tyre javore atë ditë. Do të kishte një ndikim shumë serioz,” tha Angelovski.