Pavarësisht përmbytjeve të vazhdueshme sa herë që bien reshje të dendura shiu, janë jo të pakta rastet kur qytetarët abuzojnë duke ndërtuar vend e pa vend.
Ajo që bie në sy është se pavarësisht investimeve kolosale për shtëpi apo për biznes, disa qytetarë nuk janë kujdesur që të marrin paraprakisht leje dhe të kryejnë studime, duke rrezikuar që i gjithë investimi i tyre të zerohet sa herë që bien reshje shiu.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj ka publikuar disa foto në profilin e tij në Facebook, ku tregohen raste flagrante të abuzimit duke ndërtuar buzë lumenjve, madje edhe duke penguar rrjedhën normale të tij.
“O shok që bën pishinë me rrëshqitëse mu në lumë dhe ti shtesë shtëpie pa leje mu mbi përrua, realisht ta ka fajin shteti kur bie shi?! ”, shkruan Veliaj në Facebook.