Diskriminim buxhetor i komunave shqiptare që udhëheq ASH-ja, për Gostivarin asnjë denarë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-BDI, vazhdon me diskriminimin e komunave të udhëhequra nga opozita shqiptare, konkretisht ASH. Në mbledhjen e 24-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 120.6 milion denarë të ndara për 15 projekte kapitale në komuna, asnjë projekt nuk është miratuar për komunat e Bogovinës, Vrapçishtit dhe Komunën e Gostivarit.

Me propozim të Ministrisë së Transporti dhe Lidhjeve, Qeveria solli Vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara kapitale deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale, për nëntë (9) projekte në vlerë prej 74.500.000,00 denarë. Asnjeri prej tyre nuk parasheh diçka për komunat e sipërpërmendura.

ASH: Diskriminim buxhetor i komunave shqiptare që udhëheq ASH-ja, për Gostivarin asnjë denarë

Publikuar 17:12 26 Nëntor, 2020

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-BDI, vazhdon me diskriminimin e komunave të udhëhequra nga opozita shqiptare, konkretisht ASH.

Në mbledhjen e 24-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë̈ së Veriut, nga 120.6 milion denarë të ndara për 15 projekte kapitale në komuna, asnjë projekt nuk është miratuar për komunat e Bogovinës, Vrapçishtit dhe Komunën e Gostivarit.

Me propozim të Ministrisë̈ së Transporti dhe Lidhjeve, Qeveria solli Vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara kapitale deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale, për nëntë (9) projekte në vlerë prej 74.500.000,00 denarë. Asnjeri prej tyre nuk parasheh diçka për komunat e sipërpërmendura.

1.Rikonstruktim të bulevardit “Bllagoja Toska”, Komuna e Tetovës – 29.500.000,00 denarë;
2.Ndërtim të qarkores në bulevardin “Teodosie Paunov”, Komuna e Koçanit – 6.000.000,00 denarë;
3.Rikonstruktim të rrugës “Ilinska”, Komuna Qendra Zhupë – 4.000.000,00 denarë;
4.Ndërtim të shtigjeve për këmbësorë, Komuna e Shtipit 9.000.000,00 denarë;
5.Ndërtim të qarkores në Momin Potok, qyteti i Shkupit – 5.000.000,00 denarë;
6.Fillimi i urës, Karposh 4, afër rrugës “Skupi”, Qyteti i Shkupit – 4.000.000,00 denarë;
7.Rikonstruktim të rrugës Çallaklli Tatarnik, Komuna e Vallandovës – 4.000.000,00 denarë;
8.Rikonstruktim i rrugës “Një Maji”, komuna e Prilepit – 6.000.000,00 denarë dhe
9.Restaurim i urës në fshatin Ullanc, Komuna Gradsko 1.000.000,00 denarë.

Qeveria edhe me vendimin për shpërndarje të mjeteve të siguruara në nënprogramin 30-Urbanizim dhe ndërtimtari për dotacione kapitale, në njësitë e vetëqeverisjes lokale, nga Buxheti i Ministrisë̈ së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2020, në vlerë prej 46.170.000,00 denarë, sërish nuk parasheh asgjë për komunat e udhëhequra nga opozita shqiptare:

1. Ndërtim të sistemit të furnizimit me ujë në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës – 6.170.000,00;
2. Ndërtim të kanalizimit për Burovi Varism Bojanov Doll, Komuna e Kriva Pallankës – 6.000.000,00 denarë;
3. Rekomandime nga UNESKO për ndërtime në Ohër – 6.000.000,00 denarë;
4. Ndërtim të rrjetit të kanalizimit në Furkë, Komuna e Dojranit – 5.000.000,00 denarë;
5. Ndërtim të kanalizimit në Komunën e Demir Kapisë – 2.000.000,00 denarë dhe
6. Ndërtim të kanalizimit në Komunën e Sarajit – 10.000.000,00 denarë.

Nga këto të dhëna, shihet qartë se derisa Komuna e Tetovës dhe Sarajit, thënë ndryshe, derisa komunat e udhëhequra nga BDI fitojnë projekte me miliona denarë, për ato të ASH-së nuk ndahet as edhe një qindarkë.
Për këtë anashkalim, i cili nuk është hera e parë që ndodh, do të njoftohen edhe të gjitha ambasadat më relevante në vend.

Ne e dimë se komunat e udhëhequra nga BDI dhe LSDM i marrin këto para për të realizuar ndonjë projekt, pasi afrohen zgjedhjet lokale dhe ballafaqimin me elektoratin do ta kenë të vështirë dhe nga ndëshkimi i votuesit, ato do ti humbin zgjedhjet lokale të vitit 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu