Angela Merkel mbyll Gjermaninë deri në janar, masa shtesë për ‘pikat e nxehta’

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë sot një mbledhje me Kryeministrat e landeve në lidhje me situatën e pandemisë në vend. Mbledhja ka zgjatur për rreth 7 orë dhe në fund të saj Merkel doli në një konferencë për shtyp për të bërë një rezyme për çfarë u fol.

Ajo u shpreh se që nga kufizimet e nëntorit njerëzit kanë zvogëluar kontaktet e tyre me 40%. Ajo gjithashtu shtoi se do të merren disa masa të tjera, pasi nuk mund që të lejojë që spitalet të mbushen plotësisht. Kancelarja shtoi se bllokimi ka ndaluar rritjen eksponeciale të rasteve por prap ato mbeten shumë të larta.

Ndërkohë që në lidhje me vijimësinë e virusit gjatë periudhës dhjetor-janar ajo u shpreh se mund të ketë kufizime shtesë në vatrat e mëdha. Më tej, tha se vaksina anti-Covid mund të jetë në gjendje në dhjetor, por kjo nuk do të thotë që duhet të anashkalohen kufizimet e vendosura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu