Një shtetas amerikan ka denoncuar sjelljen e pahijshme dhe kundërligjore të autoriteteve doganore të Maqedonisë. Rik Rej ka theksuar se kishte planifikuar të vizitojë Maqedoninë dhe pasi që ka mbërritur në kufirin Mexhitli ai është përballur siç ka thënë me “horror të vërtetë” dhe veprime të paligjshme të autoriteteve doganore të Maqedonisë, transmeton INA.
Rej ka rrëfyer se si është mbajtur për disa orë në kufi, është marrë në pyetje dhe I është konfiskuar edhe pajisja që ka poseduar, si fotoaparate personale dhe gjësende të tjera. Ai po ashtu ka rrëfyer se është detyruar që të paguajë gjobë në gjykatë.