Ndotja e tejskajshme e ajrit në qytetin e Shkupit ka detyruar që fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, dhe personat të cilët kanë sëmundje kronike të mos ekspozohen në ambiente të ndotura dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë transportin publik dhe të bëjnë kujdes me lëndët djegëse që përdorin për ngrohje.
Ndërkohë, Shkupi paralajmëron qytetarët dhe personat juridik të pezullojnë të gjitha aktivitetet e kimikatëve gërryes, ngjitëse, ngjyra, bojra, pesticideve, të cilat e ndotin edhe më tej ajrin.
Gjendja alarmante e ndotjes së ajrit është bërë problem për qytetarët në Maqedoni, pasi cilësia e ndotjes së ajrit është duke u rritur dhe se nuk po punohet për minimizimin e sasisë së ndotjes në ajër.