Marr kërcënime, por nuk frikohem për jetën time, frikohem për familjen time, ka thënë kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Shefi i Qeverisë serbe, duke folur për revistën kroate Globus ka thënë se në fillim çdo gjë i dukej.
Por,ka shtuar ai, tash u gjet arsenal armësh. Janë gjetur njerëz që tashmë kanë qenë të burgosur për shkak të vëzhgimit të banesës së vëllait tim. Kemi dëshmitarin i cili ka konfirmuar se njëri nga ata ka thënë ”se për ta parë si do të kalojë Vuçiq!”, transmeton koha.
“E bëhet fjalë për njërin nga qitësit më të mirë në rajon” i ka thënë Vuçiq javores kroate duke shtuar se “kjo është Serbia dhe kë s’e kemi vrarë ne? Kemi vrarë të gjithë ata që kanë pasur vlerë: Karagjorgjen, Miloshin, dhe në fund kryeministrin Gjingjiq.