Ish-kongresmeni amerikan me origjinë shqiptare Joe DioGuardi është një nga figurat e respektuara në radhët e kongresmenëve republikan, të cilët kanë fituar shumicën në zgjedhjet e fundit. DioGuardi është njëri nga miqtë kryesor të shumë kongresmenëve, të cilët do të udhëheqin komisionin për politikë të jashtme dhe ato që kanë të bëjnë me politikat strategjike amerikane.
Siç mëson INA, ish-kongresisti dhe kryetari i LQSHA po përgatitet për një paraqitje të re në Kongres, lidhur me zhvillimet në Ballkan dhe çështjen e shqiptarëve, ku në fokus do të jetë edhe çështja e shqiptarëve në Maqedoni.
DioGuardi në prezantimin e vitit të kaluar në Kongres kishte theksuar se vetëm opsioni i federalizimit është më i pranueshëm për zgjidhjen e krizës në Maqedoni dhe të drejtave të shqiptarëve. Duke folur për Marrëveshjen e Ohrit kishte theksuar se kjo marrëveshje ishte bërë për faqe të zezë, pasi që nuk plotëson të drejtat e shqiptarëve./ina