Në disa portale maqedonase pro koalicionit VMRO-DPMNE janë publikuar foto nga takimet e LSDM me shtabet partiake në zonat multietnike apo të banuara me shqiptarë, ku shihet prania e flamurit shqiptar përkrahë atij shtetëror dhe flamurit partiak. Këto portale shkruajnë se si po vërehet dominimi i flamurit shqiptar, i cili po ia merr vendin flamurit maqedonas. Kjo sipas tyre është shenjë se kjo parti po angazhohet për federalizimin.