Nga e premtja në pasdite dhe në ditët e ardhshme moti do të jetë kryesisht i vrenjtur me shi kohë pas kohe , dhe në pjesët perëndimore dhe jugore me intensitet më të vogël. Gjatë fundjavës do të vazhdojë të ketë kushte klimaterike relativisht të ngrohta dhe mjegulla do të ulet.
Të hënën, zona jonë do të vijë nën ndikimin e masës ajrore shumë të ftohtë nga veriu, që do të ketë një rënie të konsiderueshme në temperaturë. Reshje do të ketë gjatë orëve të pasdites dhe dëborë në viset më te larta malore, nga e marta moti do të jetë shumë i ftohtë dhe me erë.
Temperaturat gjatë ditës në disa vende do jenë afro zero.