“Ne do ta rrisim pagën minimale në 16.000 denarë deri në fund të mandatit duke e zbatuar atë për të gjithë të punësuarit, në të gjitha industritë, në të gjitha kompanitë, në të gjitha ndërmarrjet në Maqedoni dhe do të hapim spiralen e rritjes së pagave”, ka premtuar lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tubimin e tij të fundit në Aerodrom- Shkup, transmeton Portalb.
Sipas tij, ky Plan garanton një qeveri të përgjegjshme e të drejtë.
“Për të gjithë, paga mesatare do të jetë deri në 30.000 denarë. Në një familje me dy të punësuar, kjo është 1.000 euro. Kjo është shoqëri e drejtë. Kjo është një shoqëri e cila garanton shpresë. Kompanitë vendore do të ofrojmë mbështetje financiare prej 140 milionë eurosh në vend të ndihmës së shtetit nga 2 euro në vit. Kjo do të krijojë vende të reja pune, jo të fshihen të papunësuarit për të ulur papunësinë. Secili njeri i ri, pas përfundimit të arsimit do të ketë mundësi për të gjetur punë, ose për të vazhduar edukimin, ose për të marrë praksë për tu përfshirë në tregun e punës për të mbetur këtu, në Maqedoni./Portalb