Ju rrinë këmbët dhe duart gjithmonë të ftohta? Ja nga çfarë vuani

Në shoqëri apo në familje na ndodh të kemi dikë që ankohet gjithmonë që ka të ftohtë tek duart dhe tek këmbët duke ngritur dyshime mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas studimeve ky kusht nuk ndikohet nga temperatura e trupit, por nga problemet me qarkullimin e gjakut në momente dhe periudha të caktuara.

Tek femrat ky kusht mund të ndodhë në rastet kur estrogjeni nuk është në vlerat e duhura, ky hormon rregullon temperaturën e trupit.

Ndjeshmëri të madhe ndaj të ftohtit dhe duar e këmbë të ftohta ndodhin edhe tek personat që vuajnë nga sëmundja Raynaud, në të cilën gjymtyrët, zakonisht gishtat marrin ngjyrë të bardhë dhe mpihen. Ftohtësia dhe mpirja mund të prekë edhe hundën dhe veshët.

Së fundi, duart dhe këmbët e ftohta mund të jenë shenjë e kushteve të tilla si hipotiroizmi, lupusi, diabeti, niveli i ulët i hekurit në gjak, mungesa e vitaminës B12 etj. Ju duhet të konsultoheni me mjekun në rast se ky kusht vazhdon të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu