Humbja me Izraelin, FIFA jep një lajm të hidhur për Shqipërinë (FOTO)

Kombëtarja shqiptare merr një lajm shumë të keq nga FIFA. Disa ditë më parë portali “Albeu” publikoi informacionin që kuqezinjtë tanë do të zbrisnin dy vende në renditjen e përmuajshme, dhe diçka e tillë është konfirmuar gjatë ditës së sotme nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit botëror.

Pas humbjes shokuese 0-3 në shtëpi ndaj një kundërshtari direkt si Izraeli, natyrisht që do të kishim një tjetër rënie në këtë klasifikim, ashtu siç ka ndodhur thuajse gjithmonë në muajt e fundit.

Shqipëria tashmë renditet në pozicionin e 49-të, poshtë Congos dhe Australisë. Izraeli ndërkohë ka përfituar shumë nga fitorja ndaj nesh pasi ka një ngjitje rekord me 25 pozicione.

Kosova ka zbritur vetëm një pozicion, duke shkuar në vendin e 164-t pas humbjes ndaj Turqisë, duke mos ndryshuar asnjë pozicion. Italia ka zbritur me 3 vende, ndërkohë që vendi i parë mbahet nga Argjentina e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.

humbja humbja1 humbja2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu