Ameti kategorik se “Jugohrom” nuk do të hapet as pas 90 ditëve, dokumentet flasin ndryshe

Vendimi i inspektoratit është i sjellë në bazë të ligjit që është transparent dhe publik. Cilësimet e këtilla janë të pabaza dhe të pavërteta. Kështu është shprehur ministri i Ambientit Jetësor dhe Mjedisit hapësinor, Bashkim Ameti, shkruan Portalb.mk.

Ai këto komente i bëri pas pyetjes së Portalb se a do të hapet Jugohrom pas 90 ditëve, dhe se për të njëjtën ka dokumentacion.

“Ligji përcakton mbyllje 90 ditore, pastaj eventualisht vazhdim edhe 120 ditë, deri në vendosjen e filtrave. Nëse nuk vendosen deri atëherë e “Jugohrom” e humb lejen e punës përgjithmonë. Pa vendosje të filtrave nuk do të punon “Jugohrom” dhe askush tjetër”, tentoi të sqaroj më tutje ministri Ameti.

Sot punëtorët e “Jugohromit” kanë protestuar në Shkup, prej ku kanë kërkuar që ministri ta tërheq vendimin për mbylljen e kombinatit.

untitled9


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu