Genci Nimanbegu, deputeti i koalicionit “Shqiptarët e Vendosur” është zgjedhur në postin e nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi. Ai u votua nga shumica parlamentare, e cila po ashtu zgjodhi për kryetar të Parlamentit, Ivan Brajoviqin nga Partia Socialdemokrate, ndërkohë që deputetet e opozitës bojkotuan seancën.
Nimanbegu nuk harroi as mjedisin nga vjen, as popullin të cilin e përfaqëson, përkundrazi, ai ka potencuar këto çështje.