Muhamedi: Maqedonasit janë vetëm me 60 mijë veta më tepër se shqiptarët në Maqedoni

Lajmi se shqiptarët në Maqedoni janë 47 për qind nga popullsia e e përgjithshme e Maqedonisë ka nxitur debat mes intelektualëve, Nijazi Muhameti dhe Daut Dauti. Daut Dauti thotë se, ”do te ishte interesante te ishte ashtu, Nijazi, por kjo ne zgjedhje, nuk rezulton ashtu, nuk e di nga nxirren keto perqindje kur ne asnje palë zgjedhje numri i deputeteve as per se afermi nuk i eshte afruar 47-perqindeshit?

Sa ndryshon pjesemarrja e shqiptarëve të diaspores ne perqindjen e pergjithshme te popullates ne Maqedoni, askush nuk mund ta dije, sepse ata realisht asnjehere nuk mund te regjistrohen. Mund t,i llogarisim sa te duam, por shih edhe ne zgjedhjet qe jane mbajtur atje, as 20 mijë votues nuk jane mbledhur ne te gjitha kontinenetet!

Nijazi Muhamedi ka kthyer përgjigje duke theksuar se shqiptarët në Maqedoni përballen me një gjenocid statistikor. Daut Dauti ,po ka mekanizma “gjenocidi statistikor”që përdoren për ta nxjerrë ndryshe-ndryshe korpusin e regjistrimit demografik,Daut ,sikundër janë edhe modelet elektorale.Tanë Maqedonia një njësi zgjedhore e nxjerr atë realitet demografik dhe e kthen në realitet, në fakt elektoral.

Këtë deklaratë e kam dhënë para do vjetësh në emision të Lubisha Nikollovskit si përgjigje këtij që është kryetar i “,Edinstvena Makedonija” që ishte në debat me mua dhe kur më tha se, do shihni tash kur do dilni 17 përqind në regjistrim dhe unë i thash se shumë të vjetër e ke këtë përsëritje pa bazë që e bën,se para një javësh më erdhi një informacion nga një institucion ndërkombëtar që thotë se jemi kaq,47 përqind dhe se të njëjtën informatë ia kanë dërguar edhe Qeverisë. Emisioni,kuptohet pra,ishte në gjuhën që e kupton qeveria,pse asnjëherë nuk e ka demantuar deri më tash qeveria këtë që kam thënë?

Veç kësaj, poashtu në tv debat maqedonisht,në A1 që ishte,më 2009 dhe prap me gazetarin Lubisha Nikollovskin,thash se ,sipas një raporti të një Akademie të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë,maqedonasit janë vetëm me 60 mijë veta më tepër se shqiptarët në Maqedoni .Pse nuk u demantua edhe kjo?, është shprehur ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu