Si u lirua nga gjykatat shqiptare supertrafikanti fierak që furnizonte Evropën me drogë

Supertrafikanti shqiptar nga Fieri, Blenard Fejzullai që u arrestua në Vienë pasi ishte në kërkim nga autoritetet italiane, u prangos në mars të 2016-s nga Policia e Tiranës.

Por, ai u la i lirë, pasi Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për njohjen e dënimit të dhënë nga shteti italian dhe u la i lirë, raporton tv Klan.

Gjykata ka vendosur “Mosnjohjen e efekteve juridike në shtetin shqiptar të vendimit penal të huaj, të Gjykatës së Milanos të Shtetit të Italisë të dhënë ndaj shtetasit shqiptar, Blenard Fejzullai, alias Ermal Mali, për shkak se për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person në shtetin Shqiptar është dhënë një vendim penal i formës së prerë”.

40-vjeçari shqiptar duhet të vuajë në Itali dënimin me 12 vite burg për trafik droge dhe krijim të organizatës kriminale. Organizata e tij në vitet 2000-2001 fuste në Evropë sasi të mëdha heroine nga Afganistani dhe kokainë nga Bolivia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu