Deklaratë bombë nga Greqia, kreu i opozitës paralajmëron Ramën: Mos luani me vendin tonë!

Kryetari i partisë Demokracia e Re, partia opozitare në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Tsipras për situatën se si po trajton marrëdhëniet me Shqipërinë. Në një takim me mbështetës në Janinë, Mitsotakis ka folur ashpër për Qeverinë Shqiptare, madje duke bërë edhe një paralajmërim të prerë: “Mos luani me Greqinë”.

“Me disa deklarata të njëpasnjëshme, Shqipëria “hap” pothuajse të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke shtuar se çështja çame nuk ekziston. Shqipëria përcakton çështjet jo-ekzistente, ndërsa ajo bën veprime të papranueshme, siç janë prishja e shtëpive greke në Himarë apo materialet propagandistike nacionaliste nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme.

Ndoshta besojnë se do të përfitojnë nga problemet aktuale të Greqisë për të ndryshuar bilancet. Greqia për 10 vjet është një shtyllë e stabilitetit në Ballkan dhe zonën Juglindore të Mesdheut. Miqësia dhe bashkëpunimi me shtetet fqinje, ka treguar solidaritetin e saj në vitet e vështira të fqinjëve tanë të mbështetur perspektivën e tyre evropiane. Sidomos kur veprimet dhe mosveprimet kanë ndikuar në respektimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Prandaj, këtu nga Janina, unë dua për të dërguar të gjitha palëve një mesazh të qartë: Me Greqinë mos luani”, është shprehur kryetari i opozitës greke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu