Zaev: Më 11 dhjetor ky popull do ta kthejë shtetin

Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së u është drejtuar qytetarëve të Vinicës para të cilëve ka prezantuar platformën zgjedhore të LSDM-së.

Në fjalën e tij ai ka deklaruar që populli maqedonas është i etur për jetë dhe liri, dhe Gruevski e ka të kotë me sondazhet që publikon pasi në këto zgjedhje asgjë nuk do t’i ndihmojë.

“Gruevski mund të paramendojë sondazhe sa të dojë! Asgjë nuk i ndihmon, ky popull është i etur për jetë dhe liri! Me 11 dhjetor ky popull i vendosur do ta kthejë shtetin!’, tha Zaev duke kërkuar njëherit edhe përkrahjen e qytetarëve për të Vinicës për siç u shpreh ai “Jetë”, që rinia të ri në Maqedoni. Ai tha se me ardhjen e LSDM-së në pushtet paratë do të kthehen te qytetarët, kurse harxhimet do të zvogëlohen. Sipas Zaev në vit nga buxheti vidhen nga 400 milionë euro, kurse 300 milionë të tjera harxhohen pa produktivitet.

“Maqedonia ka potencial! Paratë që i vodhën do ti kthejmë sërish tek ju. Do të ketë edhe për pagë mesatare prej 30.000 mijë denarëve. Do të kthehet 15 % nga TVSH-jë”, tha më tej para banorëve të Viniciës kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu