Ja fjalët e fundit të partizanes së pushkatuar nga gjermanët në 1944-ën

Kryeministri, Edi Rama postimin e tij të sotëm “Amarcord” në Facebook ia ka kushtuar një partizaneje të kushtuar nga gjermanët në vitin 1944.

Bëhet fjalë për Floresha (Lola) Myteveli¬Mirahorit, pasardhëse e Iljaz bej Imrohorit, themeluesit të Korçës në shek. XV. Statusi i Ramës: Pak është folur për partizanët dhe dëshmorët që dolën nga rradhët e familjeve të mëdha shqiptare, apo të asaj që dikur cilësohej si “odshakësia shqiptare”. Një shembull i shkëlqyer është ai i Floresha (Lola) Myteveli¬Mirahorit, pasardhëse e Iljaz bej Imrohorit, themeluesit të Korçës në shek. XV. Gjyshja e saj ishte teze e vëllezërve Frashëri.

Nxënëse e shkëlqyer e liceut frëng të Korçës, u angazhua familjarisht në Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare, të cilën e ndihmonte edhe babai i saj, Hysen beu.

Disa herë e arrestuar nga fashistët, Lola 19 vjeçare u pushkatua nga nazistët në gusht 1944, me këto fjalë të vyera në buzë, dëshmi e domethënies së luftës, për të rinjtë idealistë të asaj kohe: “Jam luftëtare partizane dhe Liri-Demokraci kanë shumë kuptim në jetën time, më shumë kuptim se vetë jeta, të cilën ia kam dedikuar Shqipërisë së lirë dhe popullit tim!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu