Kerry uron Shqipërinë për 28 Nëntorin: Mirënjohje për kontributin tuaj

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka uruar popullin shqiptar për festën e Pavarësisë më 28 Nëntor.

“Me kërkesë të presidentit Obama dhe popullit amerikan kam kënaqësinë të uroj popullin shqiptar me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë së vendit, më datë 28 Nëntor”, thotë Kerry në mesazhin e tij, transmeton TCH.

Shefi i diplomacisë amerikane shprehet se, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi.

“Vendi juaj është një fuqi në rritje në mbështetje të sigurisë rajonale dhe globale dhe Shtetet e Bashkuara vlerësojnë thellësisht kontributin tuaj përkrah Koalicionit Global Kundër ISIS, Operacionit për Vendosje dhe Mbështetje dhe KFOR-it”, vijon Kerry mesazhin e tij.

Sekretari i Shtetit vlerëson gjithashtu “angazhimin e fuqishëm” të Shqipërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe promovimin e paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Në vitet që do të vijnë, SHBA do të punojnë për vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, deklaron më tej Kerry.

“Në këtë ditë të veçantë u dërgoj urimet e mia më të mira për lumturi, prosperitet dhe një të ardhme të sigurtë për të gjithë shqiptarët”, përfundon kryediplomati amerikan mesazhin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu