Tensionohet fushata në Maqedoni, djegie dhe dëmtim shtabesh partiake

Fushata zgjedhore është vetëm në ditën e gjatë dhe situata është nxehur, duke nisur që nga djegia dhe heqja e posterave deri në thyerjen dhe demtimin e shtabeve zgjedhore.

Mbrëmë rreth orës 23:30 në Kavadar në rrugën “Mosha Pijadë”, nga ana e personave të panjohur është thyer shtabi i partisë poltike VMRO-DPMNE.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi nga stacioni policorë në Kavadar dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Dje, persona të panjohur kanë demoluar rëndë shtabin zgjedhor të BDI-së në Sllupçan të Likovës.

Motivet akoma nuk janë të njohura, ndërkohë që rasti në fjalë i është paraqitur organeve konpetente, të cilat menjëher kanë ndërmar masat e nevojshme ligjore për ta zbardhur rastin.

Po dje, një incident tjetër në fushatën parazgjedhore ka ndodhur në kampin politik shqiptarë, me ç’rast është dëmtuar materiali propagandues i kandidatit të Lëvitjes BESA për deputet, Zeqirja Ibraimi.

Para fillimit të fushatës, persona të panjohur i kanë thyer xhamat e dritareve të shtabit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në Haraçinë të Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu