Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka thënë se do ta përkrahin Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’u bërë ushtri.
Këto komente Kodheli i ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë FSK’së, ku është takuar me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli .
Ajo pas takimit me Demollin ka thënë se Shqipëria e mbështet shndërrimin e Forcës së Sigurisë në atë të armatosur,
“Ndihma jonë nuk do të mungojë në shndërrimin e FSK-së, në ushtri të Kosovës”.
Demolli dhe Kodheli poashtu kanë biseduar edhe për çështjen e integrimeve euroatlantike.
Kjo zonja Kodheli paska premtuar, sot në Prishtinë, se do ta ndihmoj shndërrimin e FSK në Ushtri e Kosovës. Faleminderit! Na e ka heqë në brengë të madhe, pasi të gjithë e dimë, se e ka bërë fetë me Ushtrinë Shqiptare! Për ata që nuk besojnë, mjafton krahasimi USH, vetëm me njërën prej ushtrive në fqinjësi, me atë maqedonse apo malazeze!