Zemërim, lot, nervozizëm dhe mallkim nga Banorët e Lubotenit pas riaktualizimit të lajmit se Qeveria ka ndarë afro 10 milionë euro për mbrojtjen e Johan Traçullovskit dhe Lube Boshkovskit, të cilët thonë se ua kanë vrarë bijtë e tyre, raporton SHENJA.
Axha Qani rrëfen me lot në sy se si ia kanë vrarë dy djemtë e tij Kadriun dhe Bajramin dhe ia kanë lënë nipat jetimë…
“Ai mi ka vrarë djemtë në shtëpi, unë të flas. Ka ardhur në shtëpi mi ka vrarë. Përkujdesem për katër fëmijë jetim, a brengoset ai me çfarë i ushqej unë ata. T’kishin qenë në luftë ani, por në shtëpi, ka ardhur dhe i ka vrarë. Ja unë tani i kam 80 vjet” , deklaroi Qani Jashari, babai i dy dëshmorëve të Lubotenit.
Babai i gjashtëvjeçarit Erxhan Aliu të vrarë nga një sulm me granatë e forcave policore mallkon partinë shqiptare në pushtet për mungesë interesi për fatin e tyre që thotë se e kanë sjellë në atë pozitë ku është tani.
“Edhe prej neve, prej taksave tona e mbrojnë Tarçullovskin. Kjo se di, nuk di. Tarçkullovski ka qenë i gjykuar në Hagë edhe nga Haga e kanë liruar tonët. Unë kam qenë në Hagë. Krejt tonët e kanë liru edhe prej atje, Tarçullovskin edhe Boshkovskin. Skena më asnjë besim në partitë tona shqiptare, hiq, hiq, mos të presin as vota kurgjo, prej mu, për veten time flas. Sa vite, askush nuk është interesuar, se çfarë ka ndodhur. Djalin ma kanë vrarë në burg. Kam vuajtur për këto shqiptarë, e tani këto janë duke luajtur me neve. Me qenë mundësia të mos shoh asnjë në qeveri prej shqiptarëve”, deklaroi Isni Aliu, babai i Erxhanit 6 vjeçar.
Babai i Erxhanit nuk përmbahet teksa flet për dhimbjen që ka përjetuar pas humbjes së djalit dhe për torturat e përjetuara në burg, por edhe dëshpërimin për lirimin e tij me po ashtu paratë e tij.
“BDI e cila është në pushtet duhet të reagojë. Asaj nuk i ka intersu hiq për shqiptarët e Lubetenit se çka u bë në 2001-in. Këtu i ka fajët krejt populli shqiptarë. Krejt duhet të ngrihemi në këmbë”, tha më tej ai.
Edhe banorët e tjerë të Lubotenit ironizojnë me faktin shqiptarët në pushtet u japin para vrasësve të bijve të tyre.
“Ato Tarçullovët që e kanë deshtë ata ja kanë dhanë. Ata i japin shpërblim atij”, tha një banor.
“Si ai si aj tjetri, nëse i kanë dhënë para, ata janë të njëjtë”, tha një banor i Lubotenit.
Lubotenasit që i intervistuam i dërguan porosi Ali Ahmetit dhe partisë së tij se nuk janë të mirëseardhur në fshatin e tyre as për votë e as për vizitë.