50 punësime parazgjedhore në Qendrën Shëndetsore në Shkup

Në Qendrën Shëndetësore në Shkup javën e kaluar janë punësuar 50 mjek dhe motra medicinale. Ata janë sistemuar që të punojnë në Ndihmën e Shpejtë, vizitat shtëpiake dhe shërbimet e natës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tv Nova mëson se disa prej tyre kanë marrë pjesë në punën me honorar, por ka edhe të punësuar të ri. Punësimi i këtyre personave është bërë vetëm para zgjedhjeve, edhe pse me fillimin e fushatës parazgjedhore është e ndaluar të punësohen persona të ri.

Nga Qendra Shëndetësore në Shkup pranojnë se ka punësime të reja, por thonë se pranimi i mjekëve dhe motrave medicinale është bërë para se të nënshkruhet data e zgjedhjeve, raporton Telegrafi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu