Real Madridi e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Sporting Gijon me rezultat 2-1.
Të dy golat për Los Blancos i shënoi Cristiano Ronaldi (5’ dhe 18’), por ajo që ra në sy në 45 minutat e parë është se logo e klubit dhe emri i sponsorit ‘Fly Emirates’ nuk duken qartë si herëve tjera.”
Menjëherë kjo ka zgjuar kureshtjen e tifozëve, të cilët kanë filluar me pyetje në rrjetet sociale.
E gjitha kjo ka ndodhur pasi Los Blancos po luajnë me fanella të krijuara duke përdorur mbetjet nga plastika në oqeane.
Fanellat janë nga Adidas dhe janë pjesë e fushatës për mos ndotjen e oqeaneve. /Telegrafi/