Ekzistojnë disa truke të cilat mund t`i bëjnë buzët tuaja të duken në formën që ju dëshironi pa qënë nevoja për të ndërhyrë në to.
Përdorni laps buzësh
Zgjidhni një laps buzësh një nuancë më të errët (jo më shumë) se buzëkuqi që do të përdorni për të vijëzuar buzët në vijën e jashtme të tyre. Duke aplikuar lapsin pak më të errët, buzëve i jepet efekti 3D.
Përzieni dy buzëkuq
Nëse ngjyra e buzëkuqit vjen gradualisht duke u zbardhur drejt qendrës së buzëve, buzët tuaja do të duken më mishtore. Aplikoni buzëkuqin në buzë dhe pastaj, një buzëkuq me ngjyrë pak më të hapur aplikojeni në qendër të buzës së sipërme e të poshtme, këshillon Anabel. Përziejeni me një furçë.
Provoni një fryrës buzësh
Shumë fryrës buzësh rrisin prodhimin e kolagjenit në buzë, ndërsa të tjerë zgjerojnë enët e gjakut përkohësisht, duke “zmadhuar” pak buzët tuaja. /albeu.com/