Partia Demokratike Shqiptare është takuar me banorët e Kumanovës, takim në të cilin Menduh Thaçi akuzoi BDI-në dhe Ali Ahmetin se shqiptarëve ju kanë sjellë vetëm gjak dhe burgje.
Ai tha se përmes ligjit për amnisti që do e sjellë, do të lirojë nga burgu të gjithë ata që janë futur me raste të montuara politike, transmeton Telegrafi.
PDSH deklaroi se do ta vazhdojë fushatën dhe do të ketë takim pa ndërprerë me qytetarët për t’ua prezantuar programin e tyre.