VMRO-DPMNE premton rritje të pagës minimale deri më vitin 2020, transmeton Portalb.
Sipas tyre, paga minimale deri më 2020 do të arrijë deri më 14 mijë denarë.
“Kemi shumë projekte të reja. Ndërtojmë dhe rekonstruojmë spitale, arritëm të ndërtojmë dhe rinovojmë 74 shkolla, të rekonstruojmë 400 shkolla, për të cilat kemi investuar mbi 50 milion euro. Kemi rritur buxhetin për 72%, kemi mundësuar shkollim të mesëm gratis, libra gratis, transport gratis, kompjuter për cdo fëmijë në shkollat fillore dhe të mesme”, tha Gruevski.