Anketa: BDI humb mbështetjen, rradhitet partia e tretë

Dështimet në planin e realizimit dhe avansimit të statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni, dyshimet për korrupsion, kriminalitet masiv si dhe skandalet seksuale kanë ndikuar në rënien drastike të mbështetjes së BDI-së nga popullata shqiptare në Maqedoni.

 Në shumicën e sondazheve të realizuara nga mediat shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë, partia në pushtet rënditet e treta apo e katërta.

Nëse zgjedhjet do të ishin sot atëherë fituese do të shpallej Aleanca për Shqiptarët , e pasuar nga Lëvizja BESA. Kjo bëhet e ditur në anketën e realizuar nga agjencia e lajmeve INA. 

Këto janë rezultatet e javës së dytë, për faktin se anketa mbetet akoma e hapur. Në pyetjen “Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 11 dhjetorit” deri më tani votuar rreth 8000 mijë lexues, prej tyre 2839 për Aleancën për Shqiptarë, rreth 2071 për Lëvizjen BESA, 1770 për BDI, rreth 1000 për PDSH dhe pjesa tjetër për parti më të vogla. 

Kujdes: ky “sondazh” nuk ka një bazë shkencore pasi nuk kryhet mbi një kampion të seleksionuar votuesish, për këtë arsye duhet të vlejë vetëm si një tregues i përgjithshëm. 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu