Java që vjen parashikohet të jetë shumë e ftohtë, pasi pritet të ulen temperaturat. Kështu kujdesuni për veten duke u veshur trashe dhe patur parasysh këshillat e mjekeve për ditët e ftohta pasi po mbërrin i ftohti siberian qe ka mbërthyer Evropën Qendrore.
Reshjet do te jene ne sasi te pakta deri ne 10 apo 15 cm. Parashikohet qe nga dita e marte dhe ne viim te mbërrijë i ftohti siberian duke bere qe temperaturat te jene te ulta ne zonat malore deri ne -8 grade C ndërsa ne bregdet dhe zonat e ulta nga 0 deri ne -2 grade C.Temperaturat maksimale do te jene nga 10 deri 12 grade C në ultësirën perëndimore dhe ne vlera negative ne shume zona malore.
Ditet me te ftohta te javes do te jenë dita e merkure dhe dita e enjte. Java tjeter nuk do te kete reshje por do te jete e ftohte. Ky i ftohte ka mbërthyer edhe Europen qendrore duke u shtrine deri ne mesdhe e Ballkan.