Viti e fundit të qeverisjes VMRO-BDI, ishin vite të kobshëm për shqiptarët e Maqedonisë. Vendbanimet shqiptare përpos varfërisë u goditën shpesh edhe nga aksionet e njësive speciale të policisë maqedonase, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ngjarja më e rëndë ishte Beteja në lagjen e Trimave në Kumanovë, ku u shkatërruan për tokë shtëpitë e shqiptarëve dhe u vranë disa nga protagonistët e luftës së vitit 2001 në Maqedoni. Në këtë konflikt pati të vrarë edhe nga ana e policisë maqedonase.
Pas kësaj ngjarje aksionet e policisë dhe bastisjet në shtëpitë e shqiptarëve nuk kishin të ndalur.
Ngjarje e rëndë ishte edhe helmimin i rajonit të Pollogut nga një fabrikë ruse, e cila ishte instaluar me ndihmën e politikës kriminale në qytetin e Tetovës.
Por, lajmet e këqija për shqiptarët nuk kanë rreshtur në media gjatë tërë vitit:
“Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet e përjetshme për rastin “Monstra”;
“Familjarët e të dënuarve për “Brodecin” alarm për avokatë dhe ndihmë”;
“Familjarët: Prokuroria Speciale të merret me rastin e “Sopotit”;
“Vritet komandant Shqiponja;
“Vrasje në Saraj dhe Strugë”;
“Arsimi shqip në Maqedoni si në kohën e regjimit të Milosheviqit”;
“S’ka para për kulturën shqiptare”;
“Vazhdon mjerimi dhe varfëria në rajonet shqiptare në Maqedoni”;
“Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri kanë pranuar 5 milionë euro mito”…
Ngjarjet e lartpërmendura dhe shumë të tjera, shqiptarëve ju kujtojnë regjimin e kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq. Më e keqja është se gjithë këto skenarë u realizuan derisa një parti shqiptare ishte pjesë e këtij regjimi me disa ministra dhe funksionarë në poste të larta qeveritare.