Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Mehmet Görmez, në lidhje me sulmet ndaj xhamive në Evropë ka deklaruar se pika më e fundit e ndërhyrjes ndaj lirive fetare në një shoqëri është sulmi ndaj xhamisë dhe përdhosja e vendit të adhurimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Görmez, në një deklaratë për gazetarët në zyrën e tij ka theksuar se është i shqetësuar për shkak të rritjes së islamofobisë dhe sulmeve ndaj xhamive në Evropë.
Duke vënë në dukje se Evropa është një pozitë gjeografike që nxjerr në pah vlerat si të drejtat e njeriut, liritë dhe respektimin e të tjerëve, Görmez është shprehur: “Përhapja e çdo llojit të racizmit, ksenofobisë, shndërrimi i islamofobisë në urrejtje kundër Islamit në kohët e fundit janë shumë shqetësuese dhe pikëlluese. Pika më e fundit e ndërhyrjes ndaj lirive fetare në një shoqëri është sulmi ndaj xhamisë dhe përdhosja e vendit të adhurimit. Me të vërtetë është shumë shqetësuese rritja e këtyre fenomeneve në çdo vend. Është shqetësuese edhe më shumë kur njerëzit e politikës dhe shtetet nuk iu kushtojnë vëmendje.”
“Në Suedi janë kryer sulme ndaj 21 xhamive”
Pasi ka theksuar se Kryesia e Çështjeve Fetare mban raportet e sulmeve të tilla Görmez ka theksuar se “Shumë sulme, si duke lënë kokë derri në dyert e xhamive shprehin urrejtjen ekstreme, ndërsa sulmet duke i përdhosur brenda tyre këto vende dhe duke pikturuar kryqe naziste tregojnë dimensionet e urrejtjes.”
“Në Stockholm ka ndodhur përsëri një sulm ndaj një xhamie ku bashkë me këtë numri i sulmeve ka arritur në 21. Dëshiroj të theksoj që sa më parë të mbizotërojë ndjenja e përbashkët. Duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve të kryhen punë të përbashkëta për eliminimin e këtyre”, është shprehur Görmez duke theksuar se në fenë islame vendet e adhurimit të të gjitha feve janë të paprekshme.