Vodhi sloganin, partia radikale serbe padi LSDM-së

Koalicioni i opozitës maqedonase publikoi pak ditë më parë sloganin e partisë “Për jetesë”, slogan i cili është pëdorur edhe më herët nga partia radikale “Dveri” në Serbi.

Por, për këtë ka reaguar deputeti dhe funksionari i partisë radikale serbe “Dveri”, Srgjan Nogo.

“Për herë të parë jemi duke dëgjuar se një parti në Maqedoni ka vjedhur sloganin tonë.

Ne do të shohim se për çfarë huazimi bëhet fjalë dhe kush e ka bërë këtë gjë, nëse LSDM-ja opozitare ose ndonjë agjenci marketingu që ia përgatit kampanjën. Pastaj do të shohim edhe nëse mund të padisim dikë dhe në çfarë baze”, tha Nogo.

“Nuk mbajmë kontakte me partinë më të madhe opozitare maqedonase, madje asnjëri prej tyre nuk është paraqitur për të marrë leje”, ka përfunduar funksionari i partisë radikale serbe “Dveri”./albeu


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu