Në Prizren, krah flamurit kombëtar për Festën e Pavarësisë, u valvit edhe flamuri turk. Klan Kosova raportoi se ky akt mban firmën e Komunës së Prizrenit. Qytetarët kanë reaguar në disa raste duke i hequr vetë flamujt e vendit prej të cilit Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 Nëntor 1912 (shih videon 2 më poshtë).
Komuna e Prizrenit, për ta paraqitur këtë akt si diçka normale, ka vendosur edhe flamuj të shteteve mike të Kosovës. “Zëdhënësi i kësaj Komune, Ymer Berisha, i tha Klan Kosovës, që Komisioni përgjegjës ka marrë vendim që të vendosen flamujt për nder të miqësisë ndaj shteteve”.