EKSKLUZIVE/ A i dështoi Ziadin Seles hapja e shtabit në vendlindjen e tij fshatin “Livadhi”?

“Aleanca për Shqiptaret” para dy ditësh hapi shtabet në dy fshatrat fqinj me fshatin e lindjes së liderit te tyre Ziadin Sela, respektivisht në fshatin Dollogozhdë dhe Koroshisht, mirepo mos publikimi i asnjë aktiviteti respektivisht lajmi se hapi shtab në vendlindjen e tij në Livadhi shtron një pikëpyetje të madhe. Duke marrë parasysh rivalët e “Aleancës për Shqiptarët” të cilet fillimisht hapën shtabet e tyre në Livadhi dhe më pas vazhduan në fshatrat fqinje në Dollogozhdë dhe Koroshishtë. Kjo hap një dyshim të madh në opinionin strugan pasi “Aleanca për Shqiptarët” hapi shtabin në Dollogozhdë dhe Koroshishtë por e anashkaluan Livadhinë, vendlindjen e kryetarit të Lr-PDSH Ziadin Sela.

Nga burime jozyrtare për Portalin InfoShqip.com mësohet se Ziadin Sela tentoi ta hapte shtabin në fshatin e tij Livadhi, por dështoi për shkak se nuk pati mbështetjen e duhur dhe pastaj vazhduan me plan të përshpejtuar hapjen e shtabeve në Dollogozhdë dhe Koroshishtë ku u “takuan” me rivalët e BDI-së të cilët ishin sipas programit të planifikuar.

Pikëpyetja më e madhe e cila përfshin opinionin strugan dhe shqiptar në Maqedoni është se nëse Ziadin Sela nuk ka përmbajtjen, besimin dhe mbështetjen në vendlindjen e tij si do ta sigurojë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në Maqedoni. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu