Specialja e Maqedonisë do të kërkojë edhe rastin “Monstra”

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë është e gatshme që pas rastit “Sopoti” të kërkojë edhe rastin “Monstra”, por ende nuk ka artikuluar kërkesën e saj, pasi sipas tyre ekziston pengesa lidhur me ligjin për dëshmitarët e mbrojtur, mëson Alsat.

Pa këtë ligj, i cili në fund të përbërjes parlamentare u rrëzua si kërkesë pasi nuk mori mbështetjen e plotë të deputetëve, Prokuroria Speciale i ka duart e lidhura për procedimin e lëndës.

Kalimin e rastit “Monstra” në duart e Prokurorisë Speciale e kërkon edhe pala mbrojtëse e gjashtë të dënuarve me burgim të përjetshëm ndërsa akuzon prokurorinë publike, Këshillin e prokurorëve por edhe Kuvendin për obstruksione të shumta në punën e Prokurorisë Speciale.

“Obstruksionet që i bëhen vazhdimisht prej këshillit të prokurorëve, shumë e pengojnë punën e prokurorisë të punojë në kushte normale, por jo vetëm këshilli prokurorë por edhe vetë prokuroria e rregullt prej fillimi bën pengesë dhe mendoj se do ti tejkalojë, por edhe ligjin që e propozoj por unë jam i dëshpëruar se si nuk e përkrahën partitë shqiptare pasi punohet për raste të montuara ku janë në tri raste të përfshira shqiptarët”, deklaroi avokati Naser Raufi.

Familjarët e të akuzave presin që sa më parë kjo lëndë të kalojë në duart e Speciale duke theksuar se të afërmit e tyre padrejtësisht mbahen në burg.

“Ne presim dhe apelojmë që ta marr rastin , por unë shoh si të pa munduar pasi që kur propozim ligj për të pas argumente dhe të ftuar dëshmitarë për të sqaruar rastin “Monstra” deputetet tanë nuk e votuan ligjin, ne disa herë kemi apeluar por nuk e dije se çka mund të bëjmë ne , apeli jonë është që ta merr sa më parë sa më mirë”, u shpreh familjari Bedri Hajdari.

Gjashtë personat e dënuar për rastin “Monstra” janë arrestuar më 1 maj të vitit 2012.

Ata u fajësuan nga gjykata për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas më 12 prill pranë liqenit të Smillkovës akt ky që u shoqërua me incidente të protesta të shumta.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu