Mediat botërore “përqeshin” armatimin komunist të Shqipërisë

Shqipëria ka festuar ditën e pavarësisë duke prezantuar armatimin ushtarak të saj, dy avionë kinez dhe disa armë të tjera të kohës komuniste.

Pjesë e armatimit të treguar ishin dy avionë, një helikopter, rakea-hedhëse, mjete transporti, armë dhe një bunkier i mbetur që nga regjimi komunist, të shfaqura këto në oborrin e Mnistrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë në periferi të Tiranës.

Shqipëria ka shpallur pavarësinë në vitin 1912 pas pesë shekujsh nën sundimin osman. Pas uftës së dytë botërore ajo ka qenë e lidhur fillimisht me Bashkimin Sovjetik pastaj me Kinën deri në rënien e komunizmit në vitin 1990.
U bë anëtare e NATO-s në vitin 2009 dhe i ka zëvendësuar armatimin e vjetër sipas standardeve të kërkuara nga aleanca.

Lidhur me Pavarësinë e Shqipërisë kanë raportuar edhe media botërore si Neë York Timës dhe Associated Press, të cilat kanë shkruar lidhur me këtë festë por fokus të veçante i kanë dhënë armatimit të dobët të Shqipërisë.
Shumica e mjeteve të kësaj periudhe si makinat e blinduara, makinat e këmbësorëve, avionët dhe armatimet e tjera janë shitur për skrap./infoshqip.com

armet

armet1

armet2


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu