Serbia “zien” pas takimit për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Mediat serbe vazhdojnë të shkruajnë për Unionin e Komunave Shqiptare në rajon, pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit në Tiranë mes Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës.

“Në Tiranë në dyer të vogla formohet ‘Shqipëria e Madhe'”, ka qenë titulli i mediave serbe pas konstituimit të këtij Unioni.

Pas raportimeve të B92, Tanjug dhe Blic, e përditshmja serbe “Veçernje Novosti” në numrin e nesërm ka në ballinë momentin e nënshkrimit të këtij Memorandumi.

“Pas flamurit po modelojnë ‘Shqipërinë e Madhe'”, është titulli kryesor i kësaj gazete./lajmi


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu