Partia Demokratike Shqiptare mbajti mitingun e radhës në Çegran të Gostivarit.
Kreu i kësaj partie Menduh Thaçi kërkoi besimin e qytetarëve shqiptarë, për të realizuar fillimisht dy çështje siç thotë ai, me rëndësi për shqiptarët, amnistinë për të burgosurit dhe amnistinë fiskale.
Thaçi theksoi nevojën e këtyre dy çështjeve, si mekanizëm i vetëm për parandalimin e largimit të familjeve shqiptare nga Maqedonia.