A do rreshtohen pas Zaevit shqiptarët e LSDM-së?

Analisti politik Deniz Memedi, lidhur me vjedhjen e sloganit të partisë serbe nga ana e LSDM-së, ka thënë se fillimisht duhet të qartësohet nëse është apo jo vjedhje .

“Fillimisht duhet të qartësohet një gjë, që të gjitha partitë politike garojnë në zgjedhje për të marrë pushtetin dhe kanë të drejtë legjitime që të kërkojnë votat e të gjithë qytetarëve.

Risia e këtyre zgjedhjeve në Maqedoni është që LSDM del edhe me kandidatë shqiptarë por edhe kandidatë të etnikumeve tjera dhe është normale që të kërkojë votat nga të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në vendë.

Koncepti i tyre në këto zgjedhje është ai qytetarë dhe mbetet të shifet se sa qytetarët do ta pranojnë si të tillë. Ndërsa sa i përket lajmit të dalë në media duhet të mirret me rezervë duke pasur parasyshe se gjatë kësaj periudhe do të kemi shumë ‘goditje ndër bel’ ndërmejt partive politike dhe deri sa të konfirmohet një gjë e tillë është herët që të komentohet”, ka thënë Memedi për “Zhurnal”.

Por, a do rreshtohen pas Zaevit shqiptarët e LSDM-së?

“Shqiptarët historikisht kanë qenë dhe janë pro perendimor dhe synimin primarë e kanë që sa më shpejtë të kyçen në strukturat euroatlantike, por nëse dyshimet konfirmohen që LSDM ka vjedhur programin politik të partisë nga Serbia “Dver” që njëherësh njihet edhe si parti demokristiane që nuk ka për synim NATO dhe BE, atëhere shqiptarët duhet të mendojnë mirë dhe të vlersojnë se a është hap i mirë t’i japing dritën jeshile platformës politike të LSDM-së?

Lidhur me sloganin, dje ka reaguar vetë partia serbe “Dver”, e cila ka thënë se nëse vërtetohet vjedhja, kjo parti do të ngrejë padi ndaj LSDM-së. /albeu


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu