Këngëtarja serbe Jelena Krsmanovic, për të cilën fillimisht ishte thënë se ishte vra nga një shqiptar, ka dalë që është vrarë nga njerku i saj.
Ky fakt është konstatuar nga ekspertët e mjekësisë mjeko – ligjore të Serbisë, të cilët pasi që kontrolluan gjithë shtëpinë e këngëtares gjetën edhe faktet tronditëse, shkruan GazetaExpress.
Jelen u vra në shtëpinë e saj kurse më pas ishte hedhur në një kanal pranë Borces. Sipas mediave serbe, Jelena u vra nga vjehrri i saj që kishte probleme psikologjike.
Vrasësi thuhet se e ka pranuar fajësinë dhe ka dhënë deklaratën e tij se pse e ka bërë këtë. Në fillim ishte thënë se këngëtarja serbe ishte vrarë nga një shqiptar